Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina planifikon krijimin e ndërmarrjes së re publike komunale të pastrimit

Prishtina planifikon krijimin e ndërmarrjes së re publike komunale të pastrimit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se planifikon krijimin e një ndërmarrjeje të re publike komunale për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Vendimi është prezantuar në një konferencë për media nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetarët Florian Dushi dhe Besiana Musmurati.

Sipas Komunës, aktualisht Prishtina është pjesë e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, e cila ofron shërbime edhe në komunat e Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit. Komuna vlerëson se struktura aktuale nuk po u përgjigjet më nevojave të kryeqytetit.

Në njoftim, Komuna e Prishtinës ka ngritur shqetësime edhe lidhur me një projekt të financuar përmes kredisë nga banka gjermane KfW, në vlerë prej 74.1 milionë eurosh, për investime në sistemin e pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave. Sipas Komunës, marrëveshja nuk është finalizuar që nga viti 2024 dhe kjo ka ndikuar në zbatimin e investimeve të planifikuara.

Komuna thotë se gjatë kësaj jave ka zhvilluar takime me kryetarët e komunave që janë pjesë e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, si dhe me menaxhmentin dhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje. Pas këtyre takimeve, sipas njoftimit, është marrë vendimi për krijimin e kapaciteteve të veçanta komunale për shërbimet e pastrimit në Prishtinë.

Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se punëtorët aktualë të Kompanisë “Pastrimi” nuk do të mbeten pa punë dhe se synohet që ata të përfshihen në sistemin e ri.

Sipas kryetarit Rama, Ligji për Kryeqytetin mundëson krijimin e ndërmarrjes së re pa pëlqimin e Qeverisë. Komuna vlerëson se qytetarët e Prishtinës kanë nevojë për një sistem më efikas dhe të qëndrueshëm të pastrimit.

Detajet për mënyrën e funksionimit të ndërmarrjes së re, përfshirë procedurat e themelimit, organizimin dhe afatet e fillimit të operimit, pritet të përcaktohen në fazat e ardhshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram