Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëVeprimtarë nga SHBA-ja me një letër në mbështetjeje për nominimin e Prof....

Veprimtarë nga SHBA-ja me një letër në mbështetjeje për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut

Një grup i personaliteteve të njohura të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Në një letër drejtuar udhëheqësve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënshkruesit vlerësojnë se Dr. Sejdiu, për shkak të përvojës së tij akademike, diplomatike dhe institucionale, përfaqëson një kandidat të denjë për postin e Presidentit.

Sipas tyre, në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, vendi ka nevojë për një figurë që gëzon integritet, përvojë shtetërore dhe aftësi për të kontribuar në forcimin e unitetit institucional dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nënshkruesit e letrës theksojnë veçanërisht përvojën e Dr. Sejdiut gjatë shërbimit të tij si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, ku, sipas tyre, ai dha një kontribut të rëndësishëm në afrimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare në SHBA dhe Kosovës.

Ata kujtojnë gjithashtu angazhimin e tij në organizimin e aktiviteteve kulturore, mbështetjen e gjuhës dhe shkollave shqipe, si dhe përpjekjet për promovimin e interesave të Kosovës në qarqet politike dhe institucionale amerikane.

Në letër nënvizohet se përvoja diplomatike, njohuritë juridike dhe qëndrimi institucional i Prof. Dr. Bekim Sejdiut e bëjnë atë, sipas mbështetësve, një kandidat të përshtatshëm për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet në skenën ndërkombëtare dhe për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Në fund, personalitetet shqiptaro-amerikane u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta shqyrtojnë me përgjegjësi kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut dhe të bashkohen në mbështetje të tij për President të Republikës së Kosovës.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre janë: Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Ekrem Bardha, Mark Gjonaj, Joe Haliti, Richard Lukaj, Jim Xhema, Gani Shehu, Beqir Sina, Ismet Smajli, Martin Vulaj, Shpresa Xhakli, si dhe personalitete të tjera të komunitetit shqiptar në SHBA.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram