Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovë`Ora e Pritjes` nis edhe në Malishevë

`Ora e Pritjes` nis edhe në Malishevë

22:04 / 31.08.2026

`Ora e Pritjes` nis edhe në Malishevë

V.Th / RTKLive

“Ora e Pritjes” ka nisur edhe në Malishevë, duke iu bashkuar qyteteve të tjera të Kosovës në numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, ditës kur pritet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në aktivitetin e organizuar në Malishevë morën pjesë përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, së bashku me qytetarë dhe përfaqësues lokalë.

Nga Malisheva u përcoll mesazhi se “Ora e Pritjes” është ora e lirisë për çlirimtarët, një simbol i pritjes, besimit dhe mbështetjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

Përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” theksuan se përfshirja e gjithnjë e më shumë qyteteve në këtë nismë dëshmon për një ndjenjë të gjerë solidariteti dhe përkushtimi për ruajtjen e kujtesës dhe vlerave të luftës çlirimtare.

“Kosova po pret. Nga Prishtina e deri në Malishevë, çdo orë që numëron mbrapsht bart të njëjtin mesazh: presim drejtësi, presim liri për çlirimtarët tanë”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë aktivitetit.

Aktiviteti në Malishevë zhvillohet në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë nga e gjithë Kosova pritet të bashkohen në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Platforma “Liria Ka Emër” po vazhdon aktivitetet në qytete të ndryshme të Kosovës me mesazhin e përbashkët: Kosova po pret. Ora e Pritjes është Ora e Lirisë!

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram