Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës kanë bllokuar sërish hyrjen e objektit të Qeverisë.
Ky është një tjetër veprim i deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, të cilët edhe gjatë javëve të kaluara kanë bllokuar hyrjen e objektit qeveritar, në shenjë pakënaqësie për moskonstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Ejani urgjentisht në Kuvend, funksionalizojeni institucionin më të lartë përfaqësues dhe kthejuani qytetarëve zërin që u takon. Kosova nuk mund të mbahet pafundësisht në krizë dhe peng i kalkulimeve politike. PDK do të jetë këtu deri në rikthimin e normalitetit kushtetues, konstituimin e Kuvendit dhe fitoren e Republikës”, kanë thënë nga PDK.
Ndërkohë, dje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.

