Tuesday, September 1, 2026
HomeLajmeKosovëLVV-ja bllokon me mbeturina hyrjen e Komunës së Prishtinës

LVV-ja bllokon me mbeturina hyrjen e Komunës së Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar të martën një aksion simbolik para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet.

Aktivistë të LVV-së vendosën thasë me mbeturina para hyrjes së komunës, duke e bllokuar përkohësisht atë.

Egzon Azemi, nga LVV-ja në Komunën e Prishtinës, tha se me këtë aksion synuan të tërheqin vëmendjen për problemin e mbeturinave në kryeqytet.

Sipas tij, gjendja me mbeturinat është përkeqësuar dhe shumë lagje të Prishtinës, siç u shpreh ai, janë shndërruar në “deponi mbeturinash”.

Azemi kritikoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se Komuna duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje problemeve me të cilat përballen qytetarët.

Ai kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, duke pretenduar se numri i punëtorëve administrativë është i lartë krahasuar me ata që merren drejtpërdrejt me pastrimin e qytetit.

“Këto skandale të njëpasnjëshme, skandalet e pronave, skandalet në Ndërmarrjen Publike Banesore, kjo gjendje alarmante me mbeturina, normalisht se duhet të ishin temat me të cilat merret kryetari i kryeqytetit”, tha Azemi.

Aksioni nuk zgjati shumë, teksa më pas punëtorët e kompanisë “Pastrimi” reaguan dhe i larguan thasët nga hyrja e komunës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram