Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar objektin e ri të shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Lluzhë të Podujevës.
Shkolla është ndërtuar pas një investimi prej 1.8 milionë eurosh dhe ka një sipërfaqe prej 2,600 metrash katrorë.
Kurti theksoi se investimi më i mirë është ai në arsimimin e një brezi.
“Vlera e këtij investimi matet me të ardhmen, me shumëfishimin e profesionistëve të rinj. Mbështetja në arsim është kthimi më afatgjatë për ekonominë dhe zhvillimin e shtetit tonë. Nuk ka investim më me mend sesa investimi në arsimimin e një brezi.
Qeveria ka investuar rreth 8.7 milionë euro në arsim në Podujevë, ndërsa kjo shkollë është një investim prej 1.8 milionë eurosh, me sipërfaqe prej 2,600 metrash katrorë dhe e kompletuar me të gjitha kushtet e nevojshme”, tha ai.

