Analistja dhe ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka ngritur shqetësime për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Kinës dhe Serbisë.
Në një reagim, Stradner ka deklaruar se Kina ka krijuar një “pikëmbështetje ushtarake në Evropë përmes Vuçiqit”, duke iu referuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Kina ka një pikëmbështetje ushtarake në Evropë përmes Vuçiqit. Kina gjithashtu i ka dërguar Serbisë dronë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, të gjitha në oborrin e pasmë të NATO-s”, ka shkruar ajo në X.

