Një turiste britanike është vrarë me thikë në një hotel luksoz portugez, ndërsa partneri i saj është arrestuar me dyshimin për vrasje.
Gruaja 34-vjeçare dyshohet se është qëlluar disa herë me thikë në qytetin bregdetar të Albufeira-s – me raportet lokale që thonë se ajo është vrarë para fëmijës së saj.


Shërbimet e emergjencës nxituan në hotelin Alfagar Alto Da Colina pasi alarmi u dha në orën 6:45 të mbrëmjes së së martës.
Si i dyshuari ashtu edhe një dritare korridori thuhet se ishin të mbuluar me gjak kur mbërritën policët.

