Është e papranueshme që regjimi i Vuçiçit ka përdorur programe spiunazhi dhe mbikëqyrjeje pushtuese për të synuar qytetarët serbë. Kjo teknologji totalitare po përdoret si armë kundër njerëzve të lirë që kërkojnë sundimin e ligjit.”Ky dënim i ashpër dhe reagim zyrtar u lëshua nga
Joe Wilson , një kongresmen amerikan nga Karolina e Jugut dhe një zyrtar i lartë i Partisë Republikane..
Wilson, i cili shërben si kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, përdori mediat sociale për të folur mbi hetimin
e Financial Times dhe
Reuters mbi përgjimet masive në Serbi.
Shtypja e lëvizjes studentore në Serbi dhe përdorimi i programeve të përparuara spiune si Pegasus dhe NoviSpy janë bërë një problem ndërkombëtar për regjimin e Vuçiçit. Reagimi i kongresmenit amerikan Joe Wilson dhe lançimi i “SERBIA Act” sinjalizojnë se Uashingtoni po rrit presionin dhe po shqyrton sanksionet për shkeljet e normave demokratike.
Wilson kohët e fundit prezantoi në Kongresin e SHBA-së “Aktin SERBIA” dypartiak , i cili kritikon hapur përdorimin e forcës së tepërt policore dhe shtypjen e protestuesve pro-demokraci në Serbi. Kjo deklaratë është një vazhdim i drejtpërdrejtë i atij presioni legjislativ nga Uashingtoni.
Duke pasur parasysh se kompania NSO (krijuesi i Pegasus) është vendosur tashmë në listën e zezë të SHBA-së, reagimi i Wilson tregon se institucionet dhe Kongresi amerikan po e monitorojnë nga afër situatën parazgjedhore në Serbi dhe se e trajtojnë përdorimin e një softueri të tillë si një shkelje serioze të normave demokratike.

