Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e paligjshme të një arme ajrore në territorin e Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ngjarja është evidentuar gjatë kontrollit të udhëtarëve, ku një person, i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, duke deklaruar në këtë mënyrë se nuk kishte mallra për të deklaruar, është përzgjedhur për kontroll të bagazhit përmes pajisjes së skanimit.
Sipas Doganës së Kosovës, imazhi i skanerit ka ngritur dyshime te zyrtarët doganorë lidhur me përmbajtjen e bagazhit, pas së cilës është kryer kontrolli fizik.
“Nga kontrolli fizik i bagazhit është gjetur një revole ajrore ‘FB Record’, e kalibrit .177, një (1) copë, e cila ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini dhe rroba, me qëllim të fshehjes së saj”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se arma ishte e padeklaruar dhe e ndaluar për import. Ajo është ndaluar menjëherë dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për procedim të mëtejmë.
“Arma është ndaluar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për procedim të mëtejmë, ndërsa ndaj udhëtarit do të zhvillohen procedurat përkatëse administrative dhe ligjore”, njoftoi Dogana.
Dogana e Kosovës theksoi se kontrollet në pikat kufitare kanë për qëllim parandalimin e futjes së mallrave

