Friday, September 4, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i KFOR-it në Pejë takon kryetarin Muhaxheri

Komandanti i KFOR-it në Pejë takon kryetarin Muhaxheri

Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, kolonel Giuseppe De Blasi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në objektin e komunës.

Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të rregullta të KFOR-it me liderët lokalë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë dhe çështjet lokale.

Kolonel De Blasi ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet lokale, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe kontributit për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i ka theksuar se këtë angazhim e zhvillon në mënyrë të paanshme dhe transparente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram