Pesë persona u plagosën të dielën pasi një substancë e panjohur u spërkat në një klub nate në shtetin verior gjerman të Saksonisë së Poshtme.
Policia njoftoi se një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në një klub nate në Lintig.
Simptoma tek vizitorët e klubit, arrestohet 18-vjeçari
Një substancë e panjohur u spërkat në një klub të mbushur me disa qindra njerëz në orët e para të së dielës, sipas policisë.
Disa vizitorë përjetuan vështirësi në frymëmarrje dhe marramendje, dhe disa humbën ndjenjat, thuhet në një deklaratë të policisë. Shërbimet e emergjencës u ofruan ndihmë disa personave.
Një 19-vjeçar është arrestuar, shtoi policia.

