Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeE hëna parashikohet me diell, era deri në 13 m/s në male...

E hëna parashikohet me diell, era deri në 13 m/s në male dhe bregdet

ATSH/ Vendi ynë pritet sot pritet të përfshihe nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe orë të gjata me diell në të gjithë territorin.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës nuk priten ndryshime të ndjeshme të kushteve të motit, ndërsa kthjellimet do të mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 13 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.

Në përgjithësi, dita e hënë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, i kthjellët dhe me shumë diell në të gjithë territorin.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër21/37Diell
Kukës17/35Diell
Lezhë21/37Diell
Dibër14/35Diell
Durrës20/37Diell
Tiranë21/37Diell
Elbasan21/38Diell
Berat16/38Diell
Vlorë20/37Diell
Korçë16/32Diell
Gjirokastër15/38Diell
Sarandë20/35Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram