Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi sot do të vijojë të karakterizohet nga mot i ngrohtë, me periudha të gjata me diell gjatë ditës.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.
Vlerat më të larta të temperaturave parashikohen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33°C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Kushtet e qëndrueshme dhe temperaturat e larta për këtë periudhë do të favorizojnë motin kryesisht të kthjellët dhe me shumë intervale me diell në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

