Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person ekstradohet dhe një tjetër transferohet në Kosovë

Një person ekstradohet dhe një tjetër transferohet në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë dhe një ekstradim nga Gjermania për në Kosovë.

“Me datë 09.09.2026 është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, i dënuari në Shqipëri për veprën penale: ‘Trafikim i armeve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë, i njëjti pas transferimit u është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri”, njofton Policia e Kosovës.

“Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale: ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale’”, thuhet në njoftim.

Pas ekstradimit i dyshuari u dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjakovë për procedura të mëtutjeshme ligjore, theksohet tutje në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram