Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëArifi: AAK kundërshton `lojërat` e LVV-së

Arifi: AAK kundërshton `lojërat` e LVV-së

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e mohuar se qëndrimi i partisë së tij përbën bojkot të punës së Kuvendit.

Përmes një reagimi, Arifi ka thënë se AAK-ja ka kundërshtuar atë që ai i cilëson si “lojëra” të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

“Aleanca nuk bojkotoi Kuvendin, por bojkotoi lojërat e ndyta të VV-së. Dje ndoshta dikush nuk e kuptoi, por sot e kuptoi se për çka ishte fjala”, ka shkruar Arifi.

Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve po e trajton procesin e konstituimit të institucioneve.

Sipas Arifit, pas fitores në zgjedhje, një parti politike duhet të synojë sa më shpejt formimin e institucioneve, në mënyrë që të nisë zbatimin e programit për të cilin ka marrë besimin e qytetarëve.

“Një parti, kudo në botë, kur i fiton zgjedhjet, ngutet ta përfundojë konstituimin e institucioneve, që të fillojë të qeverisë dhe ta realizojë programin me të cilin i ka fituar zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Arifi ka vlerësuar se në Kosovë situata është e pazakontë, pasi, sipas tij, vota e qytetarëve po përdoret për përballje politike me opozitën, në vend se të shërbejë për krijimin e institucioneve.

“Kosova është vendi i vetëm në Evropë, e ndoshta edhe në botë, ku partia fituese besimin e qytetarëve e përdor për ta disiplinuar opozitën, në kurriz të institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai.

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së ka thënë se partia e tij kishte paralajmëruar që në muajin korrik se, sipas vlerësimit të saj, synimi nuk ishte përfundimi i procesit të konstituimit të institucioneve.

“Aleanca ju ka paralajmëruar që nga korriku se këta nuk synojnë t’i krijojnë institucionet, por kërkojnë një fajtor për ta dërguar vendin në zgjedhje”, ka përfunduar Arifi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram