Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.
Në mesazhin e tij, Abdixhiku tha se sulmet e vitit 2001, në të cilat humbën jetën rreth 3 mijë persona, përbëjnë një nga ngjarjet më tragjike të historisë moderne dhe një nga afër çmimin e lirisë, e vlerëson veçanërisht miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bash sulm ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë.
Ai theksoi se Kosova, duke e njohur nga afër çmimin e lirisë, e vlerëson veçanërisht miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë ndërtuar ndër vite mbi besim, vlera të përbashkëta dhe solidaritet.
Në 25-vjetorin e sulmeve, kreu i LDK-së riafirmoi përkushtimin ndaj partneritetit me SHBA-në dhe ndaj parimeve demokratike.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, ka deklaruar Abdixhiku.

