By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës
October 31, 2025
Kërkohet paraburgim për të pandehurin për veprën penale ‘Dhunim’
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina
Rajon / Botë

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 3:54 PM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, që kur nisi konflikti gati një vit më parë.

Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, tha se 17.6 milionë persona, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Griffiths tha se më vonë gjatë këtij muaji, në Gjenevë do të prezantojë Planin për Përgjigje Humanitare për Ukrainën. Ai tha se ky plan kërkon një shumë prej 3.9 miliardë dollarësh.

“Dhuna nuk po tregon asnjë shenjë që po zbutet”, tha ai.

Mbi 7.000 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, thuhet në shifrat e prezantuara nga OKB-ja.

“Numri real i viktimave sigurisht që është më i lartë”, tha Griffiths.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

You Might Also Like

Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur

Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake

Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Premtimet e Abdixhikut pas rizgjedhjes në krye të LDK-së

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Arrestohen 61 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë gjatë majit
Ambasadori rus Kharchenko i quan protestat ne Serbi revolucion me ngjyra
Ukraina i kërkon SHBA-së bomba thërrmuese për të luftuar trupat ruse
Dronët sulmuan një fabrikë avionësh pranë Smolensk për herë të dytë brenda një muaji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?