Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili mbahet sot në Prishtinë.
Marshi është paralajmëruar të nisë nga sheshi “Skënderbeu”, në orën 14:00, ndërsa Gjini ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të bëhen bashkë dhe, siç ka thënë, të përcjellin një mesazh të fuqishëm për Kosovën.
“Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin ‘Skënderbeu’ për të ecur krah për krah në Marshin për Liri”, ka shkruar Gjini.
Ai ka theksuar se pjesëmarrësit do ta bashkojnë zërin e tyre për të përcjellë një mesazh në një moment që e konsideron të rëndësishëm për vendin.
“Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm”, ka deklaruar Gjini.
“Marshi për Liri” pritet të mbledhë qytetarë në qendër të Prishtinës, me nisje nga sheshi “Skënderbeu” në orën 14:00.

