By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis gjykimi i Pjetër Shalës para dhomave të specializuara të Kosovës më 21 shkurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis gjykimi i Pjetër Shalës para dhomave të specializuara të Kosovës më 21 shkurt
Lajme

Nis gjykimi i Pjetër Shalës para dhomave të specializuara të Kosovës më 21 shkurt

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 3:52 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Më 21 shkurt 2023, nis gjykimi kundër Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara (DHSK). Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt.

Më 21 shkurt, Kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse.

Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes së internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me 45 minuta vonesë, ose nga galeria publike në mjediset e Gjykatës. Më shumë informacion lidhur me kalendarin e seancave mund të gjeni në kalendarin e gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar).

Për të përcjellë seancën nga galeria për publikun nevojitet regjistrim paraprak.

Për t’u regjistruar paraprakisht, dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp-ks.org me emrin tuaj, shtetësinë, datën e lindjes dhe numrin e pasaportës ose të letërnjoftimit dhe në rreshtin e lëndës shënoni “OpeningShalaTrial”.

Ju lutemi përfaqësuesve të medias të dërgojnë të skanuar kartelën e shtypit dhe të bëjnë me dije nëse do ta përcjellin seancën nga galeria publike apo qendra e medias.

Afati i fundit për regjistrimin paraprak për seancën e datës 21 shkurt, është të enjten, 16 shkurt, ndërsa për seancën e 22 shkurtit, afati është të premten, 17 shkurt deri në orën 16:00.

Ju lutem kini parasysh se vendi juaj konsiderohet i konfirmuar vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me postë elektronike. Konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet përkatësisht të enjten pasdite (16 shkurt) dhe të premten pasdite pas orës 16:00.hah

Gazetarët që dëshirojnë ta incizojnë seancën nga qendra e medias mund ta bëjnë këtë dhe janë gjithashtu të lutur të regjistrohen paraprakisht.

Incizimi audiovizual i deklaratave hyrëse do të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur në faqen e internetit të DHSK-së dhe YouTube Channel.

Përmbledhje e akuzave

Shala akuzohet për përgjegjësi penale individuale dhe ndaj tij janë ngritur katër akuza për krime lufte:

Ndalim arbitrar,

Trajtim mizor,

Torturë, dhe

Vrasje të paligjshme

Krimet pretendohen se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Historiku i çështjes

Aktakuza e parë kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

  1. Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës.

Më 21 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt nga data 18 deri më 20 tetor 2022.

Deri tani, tetë persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në proces. Procesi i parashtrimit të kërkesave për viktimat që dëshirojnë të marrin pjesë në proces mbetet i hapur. Personat që mund të provojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të renditur në Aktakuzën e korrigjuar, ende mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces. Këtu përfshihen persona që kanë pësuar dëm drejtpërdrejtë, si dhe persona që kanë pësuar dëm tërthorazi, për shembull, për shkak se kanë lidhje të ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar.

Për më shumë informacion, mund të vizitoni faqen e internetit të DHSK-së https://www.scp-ks.org/sq dhe rubrikën çështje gjyqësore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës

Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj

Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi

Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj sulmohen me vezë

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shembet rruga në kryeqytet, banorët thonë se nuk mund të lëvizin me vetura

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
Mediat greke: Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit dhe BE-së
Talibanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme
KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit
Kurti me kreun e shoqatave të odave ekonomike evropiane diskutojnë ofertën e Kosovës për bizneset e huaja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?