Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëBegaj pas vendimit në Hagë: Askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në

Begaj pas vendimit në Hagë: Askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur trishtim të thellë për vendimin, ndërsa ka vlerësuar vendosmërinë për apelimin e tij.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie”, ka shkruar Begaj.

Ai ka shtuar se, sipas tij, vendimi nuk e ndryshon qëndrimin e shqiptarëve ndaj UÇK-së.

“Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!”, ka deklaruar presidenti shqiptar.

Begaj e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Liria ka emër!”

Reagimi i presidentit vjen pas vendimit të shpallur sot në Hagë, ndaj të cilit mbrojtja pritet të ndjekë rrugën e apelimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram