Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është pozicionuar pranë objektit të EULEX-it në Prishtinë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zyrtarë të shumtë policorë të pozicionuar rreth objektit të EULEX-it.Ky zhvillim vjen pasi një numër i madh qytetarësh, të cilët ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, janë nisur në drejtim të zyrave të EULEX-it pas zhvillimeve të sotme në Hagë.

