Thursday, September 17, 2026
HomeLajmeKosovëTë premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Të premten do t’i jepet lamtumira e fundit veprimtares, poetes dhe mjekes Flora Brovina.

Familja Begu dhe familja Brovina kanë njoftuar se ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Nga ora 11:30 deri në 14:30 do të zhvillohen homazhet në Hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit në Dragodan.

Familja ka njoftuar se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.

“Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes.

Flora Brovina ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë. Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Flora Brovina ishte një nga figurat kryesore në organizimin e ndihmës për civilët dhe viktimat e dhunës.

Ajo themeloi dhe drejtoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, e cila ofronte ndihmë mjekësore dhe psikologjike për viktimat e dhunës seksuale dhe të të drejtave të njeriut.

Në vitin 1999, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, Brovina u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dënua me 12 vjet burg për “aktivitet terrorist”. Ajo u lirua më 1 nëntor 2000, pas ndërhyrjes ndërkombëtare dhe largimit të forcave serbe nga Kosova.

Flora Brovina u bë anëtare e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike në Kosovë (PDK) në qershor 2002 dhe e kryesisë së partisë në tetor 2006. Ajo u rizgjodh në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 2004, 2007 dhe 2010.

Pas luftës, Flora Brovina vazhdoi angazhimin e saj në politikë dhe shoqëri. Ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2001 dhe ka qenë aktive në promovimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve, si dhe në proceset e shtet- ndërtimit në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram