Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë për të protestuar ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Dje nga Specialja Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Kadri Veseli me 18 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Protestat janë paralajmëruar të vazhdojnë. Të premten, thirrje për protestë kanë bërë edhe veteranët e luftës.

