Friday, September 18, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia njofton për masat e sigurisë për protestën e veteranëve të UÇK-së

Policia njofton për masat e sigurisë për protestën e veteranëve të UÇK-së

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale për protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00 në sheshet e Prishtinës.

Policia tha se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për protesta të qeta dhe demokratike në përputhje me ligjin.

Zyrtarët policorë kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, me qëllim të koordinimit të masave për mbarëvajtjen e protestës.

PK-ja u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të respektojnë ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, si dhe të tregojnë kujdes e maturi gjatë protestës. Po ashtu, ka kërkuar që të mos hidhen gjësende apo mjete të forta dhe të mos përdoren maska.

Për shkak të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, Policia paralajmëroi se mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë që çojnë drejt shesheve të kryeqytetit. Për këtë arsye, njësitë policore të trafikut do të angazhohen për riorientimin e qarkullimit në rrugë alternative, nëse paraqitet nevoja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram