Friday, September 18, 2026
HomeLajmeKosovëProtesa kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Protesa kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, për të kundërshtuar vendimin dënues të Speciales ndaj katër ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F1643511063998925%2F&show_text=false&width=560&t=0

Mblidhen protestuesit

Shumë qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së

Protesta pritet të nis pas pak minutash në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Protestë së sotme i janë bashkuar deputetët e PDK-së dhe kryetari i saj, Bedri Hamza. Gjithashtu në protestë është edhe Endrti Thaçi, djali i ish-presidnetit Hashim Thaçi si dhe Fatmir Limaj. 

Edhe djemtë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, po marrin pjesë në protestën që ka nisur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ata janë parë në mesin e protestuesve që janë mbledhur në kundërshtim me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram