Saturday, September 19, 2026
HomeLajmeKosovëRestaurimi i memorialit në Jezerc

Restaurimi i memorialit në Jezerc

Një prej pikave më të rëndësishme të kujtesës historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Ferizajt po bëhet gati për restaurim. Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Zonës Operative të Nerodimes, që ndodhet në fshatin Jezerc, pritet të rregullohet së shpejti përmes një ndërhyrjeje të planifikuar institucionale.

Ky projekt merr një rëndësi të veçantë pasi përfshin edhe rindërtimin e plotë të Pikës Gjashtë, një strukturë historike kjo që u dëmtua rëndë nga një zjarr gjatë vitit të kaluar.

Zyrtarët nga Zyra e Trashëgimisë Kulturore në Ferizaj kanë bërë të ditur se tashmë është hartuar plani i detajuar, në bashkëpunim të ngushtë me degën lokale të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.  Iniciativa ka marrë dritën e gjelbërt dhe mbështetjen e plotë buxhetore nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës.

“Ju kemi drejtuar Agjencisë të memoriale të Kosovës të të cilët e kemi gjetur një mirëkuptim dhe e kemi hartuar një projekt dhe një para masë i cili do të realizohet gjatë këtij viti bëhet fjalë për memorialin mbrapa këtu neve po ashtu do të restaurohet edhe pika 6 e cila është shkatërruar nga pakujdesia nga një zjarre vënie që nuk e kemi një raport përfundimtar. Të gjitha këto shpenzime që do të realizohen përmes agjencionit të memorialëve tani më i kemi të gjitha punët e përfunduara dhe së shpejti pritet edhe fillimi i rregullimit të memorialit dhe të pikës 6 e cila gjendet në lagjen e Ukzmajlëve””, tha për RTK, Nexhat Shahini – ud i drejtorit të zyrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

“Memorialët historike janë një dëshmi e gjallë e sakrificës dhe qëndresës dhe e luftës sonë për lirin e Kosovës. Tani edhe në të ardhmen jemi shumë të obliguar që t’i ruajmë t’i mirëmbajmë të gjitha këto vlera të historisë me të vetmin qëllim që të përcjellim tek pasardhësit dhe brezat tonë historinë e luftës për lirinë e Kosovës. Sepse një popull i cili nderon, respekton sakrificën e dëshmorëve mbron dhe ruan kujtesën e lirisë së tij””, tha Afrim Mehmeti, kryetari i OVL të UÇK dega në Ferizaj.

Ndërhyrjet e shpejta synojnë jo vetëm sanimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, por edhe konservimin afatgjatë të kësaj pike që dëshmon historinë dhe sakrificën e luftës çlirimtare në këtë anë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram