Monday, September 28, 2026
HomeStilTetori Rozë: Komuna e Prishtinës fton qytetaret për ekzaminime mamografike

Tetori Rozë: Komuna e Prishtinës fton qytetaret për ekzaminime mamografike

Në kuadër të shënimit të Tetorit Rozë, Drejtoria e Shëndetësisë e Kryeqytetit u ka bërë thirrje qytetareve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të gjirit dhe të caktojnë termin për ekzaminim mamografik.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kontrollet e rregullta shëndetësore ndihmojnë në zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji dhe në marrjen me kohë të masave të nevojshme.

Ekzaminimet mamografike ofrohen në këto pika shëndetësore:

QKMF, Rruga “Fehmi Agani”, nr. 20, Qendër;

QMF 5, Rruga “Musine Kokalari”, Dardani;

QMF Veternik, Rruga “Nekibe Kelmendi”.

Komuna e Prishtinës, përmes kësaj fushate, synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe të zbulimit të hershëm të ndryshimeve në gji.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram