Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëKRU “Prishtina” shkyç 8restorante dhe lokale nga rrjeti për shkak të borxheve

KRU “Prishtina” shkyç 8restorante dhe lokale nga rrjeti për shkak të borxheve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se vetëm sot janë realizuar tetë shkyçje të restoranteve dhe lokaleve të ndryshme në rrugën “Ylfete Humolli”, në Hajvali dhe Veternik.

Sipas KRU “Prishtina”, aksioni do të vazhdojë.

“KRU ‘Prishtina’ ka intensifikuar aksionet në terren gjatë tërë javës, me fokus shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe të mëdha akumuluese dhe eliminimin e menjëhershëm të lidhjeve të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Kompania ka bërë të ditur se inspektorët dhe ekipet teknike do të vazhdojnë të jenë çdo ditë në terren për të garantuar mbrojtjen e burimeve të ujit dhe barazinë e trajtimit për të gjithë abonentët e rregullt.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i paguajnë me kohë faturat e ujit.

“Borxhi prej 47 milionë eurosh është i papranueshëm dhe dëmton funksionimin e shërbimit të ujësjellësit. Pagesa e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator. Moslejimi i akumulimit të borxheve është në interes të të gjithë qytetarëve dhe të një shërbimi të qëndrueshëm të furnizimit me ujë”, thuhet në apelin e kompanisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram