Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i KFOR-it pret në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së...

Komandanti i KFOR-it pret në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Takimi u zhvillua në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në rajon.

“Takimi i dha mundësi Komandantit të diskutonte për situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e gjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it.

“Ndërsa mandati i tij si Komandant i KFOR-it po i afrohet përfundimit në mesin e tetorit, gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Anu Prattipati për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm, si dhe vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram