Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeWilson kërkon t’i jepet fund lehtësimit të sanksioneve për NIS-in

Wilson kërkon t’i jepet fund lehtësimit të sanksioneve për NIS-in

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin përjashtimin nga sanksionet për kompaninë serbe të naftës, NIS, duke argumentuar se kompania është në pronësi ruse.

Wilson, përmes një postimi në rrjetin social X, ka deklaruar se kompania më e madhe e naftës dhe gazit në Serbi është në pronësi të Rusisë dhe se sanksionet duhet të zbatohen.

Ai ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se Beogradi ka pasur kohë të mjaftueshme për të diversifikuar burimet energjetike dhe për të larguar pronësinë ruse nga kompania.

“Është koha që përjashtimi të përfundojë! Vendosni sanksionet Graham”, ka shkruar në Wilson.

NIS është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së saj ruse. Në gusht, Shtetet e Bashkuara e zgjatën përjashtimin, duke i lejuar kompanisë të vazhdojë operimin deri më 30 shtator 2026, ndërsa Serbia dhe kompania hungareze MOL po negociojnë për blerjen e aksioneve ruse. Government of Serbia

Legjislacioni i njohur si Lindsey O. Graham Sanctioning Russia and Iran Act of 2026 parashikon sanksione ndaj Rusisë dhe subjekteve që mbështesin financimin e luftës së saj në Ukrainë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram