Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëDogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren

Dogana e Kosovës  njofton se ka konfiskuar 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren.

“Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar disa hapësira depoje në Prizren, ku kanë gjetur duhan dhe cigare për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar. Gjatë kontrollit janë evidentuar 791 kg duhan i grirë i paketuar, 85 kg duhan i grirë i papaketuar, 21,000 cigare “Marble” pa banderolë dhe 97,000 cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, pa banderolë të Republikës së Kosovës. Gjithsej janë ndaluar 876 kg duhan dhe 118,000 cigare”, njofton Dogana.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Doganës dhe prokurori kujdestar. Personi përgjegjës për hapësirat ku u gjet malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Malli është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente”, njofton Dogana.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram