Organizata “Albanians For America” ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një op-ed të publikuar së fundmi, organizata thotë se fjalimi i Vuçiqit ka lënë jashtë fakte të rëndësishme lidhur me luftën në Kosovë, statusin juridik të pavarësisë së Kosovës dhe zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë–Serbi.
“Albanians For America” në analizën e saj trajton veprimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, realitetin juridik të pavarësisë së Kosovës, dialogun Kosovë–Serbi, si dhe, siç thekson, mungesën e vazhdueshme të llogaridhënies për sulmin terrorist në Banjskë.
Organizata gjithashtu thekson orientimin euroatlantik të Kosovës, duke argumentuar se këto fakte duhet të merren parasysh në diskutimet ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë.

