ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë vendin.
Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, luginave dhe maleve era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/28 | Diell pak re |
| Kukës | 7/22 | Diell pak re |
| Lezhë | 16/27 | Diell pak re |
| Dibër | 7/23 | Diell pak re |
| Durrës | 11/28 | Diell pak re |
| Tiranë | 13/28 | Diell pak re |
| Elbasan | 15/28 | Diell pak re |
| Berat | 9/28 | Diell pak re |
| Vlorë | 16/27 | Diell pak re |
| Korçë | 7/20 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 8/28 | Diell pak re |
| Sarandë | 16/27 | Diell pak re |

