By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Yellen bën thirrje për më shumë ndihmë ekonomike për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Yellen bën thirrje për më shumë ndihmë ekonomike për Ukrainën
Rajon / Botë

Yellen bën thirrje për më shumë ndihmë ekonomike për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 3:55 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka përsëritur thirrjet për rritjen e mbështetjes financiare për Ukrainën, në mënyrë që shteti të mund të vazhdojë betejën kundër pushtimit rus, teksa ShBA-ja u shpreh e gatshme për 10 miliardë euro shtesë si ndihmë ekonomike.

Yellen, duke folur në një konferencë për media në Indi në vigjilje të përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha se është kritike për Fondin Monetar Ndërkombëtar që të “lëvizë shpejt” drejt programit për financimin e kredive për Ukrainën.

“Siç ka thënë presidenti [amerikan, Joe] Biden, ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj – për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ajo. “Vazhdimi i mbështetjes së fuqishme për Ukrainën do të jetë një temë shumë e rëndësishme e diskutimeve gjatë qëndrimit tim në Indi”.

Yellen do t’i bashkohet ministrave të tjerë të financave dhe krerëve të bankave qendrore nga shtetet e Grupit 20 të premten, në takimin që ata do të zhvillojnë në Bengaluru. Ky do të jetë takimi i parë i madh i G20-s nën presidencën e Indisë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe demokracitë e pasura të G7-s, por edhe Rusia, Kina, Brazili dhe Arabia Saudite.

Ukraina po kërkon të përfitojë një program prej 15 miliardë dollarësh nga FMN-ja, tha të hënën kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, pasi takoi në Kiev drejtoreshën e këtij fondi, Kristalina Georgieva.

Yellen tha se deri më tani SHBA-ja ka ofruar ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 46 miliardë dollarësh. Kjo ndihmë, sipas saj, i ka mundësuar Ukrainës që të mbajë nën kontroll stabilitetin ekonomik dhe financiar.

“Ndihma jonë ekonomike po e bën të mundshme rezistencën e Ukrainës, duke mundësuar financimin e shërbimeve kritike publike dhe duke mundësuar punën e Qeverisë. Në muajt në vijim, ne presim që të japim rreth 10 miliardë dollarë ndihmë shtesë ekonomike për Ukrainën”, tha ajo.

India, që ka mbajtur qëndrim neutral në luftë, nuk dëshiron që në takimet e G20-s të diskutohet për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, thanë burimet për Reuters. India po ashtu po kërkon nga pjesëmarrësit që të shmangin përdorimin e fjalës “luftë” në deklaratën zyrtare kur pjesëmarrësit të flasin për konfliktin, thanë zyrtarët.

You Might Also Like

Putin u informua se numri i lëshimeve në hapësirë ​​në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha e Juri Gagarin

Kreu i administratës presidenciale qipriote dha dorëheqjen për shkak se i ndihmoi rusët të shmangnin sanksionet

Bloomberg: Rreth 2,400 civilë ukrainas vdiqen nga sulmet ruse në vitin 2025

Ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme armene për shkak të Solovyov

Trump: Zelenskyy “nuk ka karta”, por ai ka “një gjë”, dhe kjo është Donald Trump

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

Kosova Times Kosova Times November 2, 2022
Gërvalla: Kosova është tregim suksesi i Perëndimit
Shefi i diplomacisë së BE-së thotë se Rusia po përgatitet për një luftë afatgjatë në Evropë
Zelensky njoftoi mundësinë e përfundimit të luftës në vitin 2025
Sulmi në Bruksel, Macron: Evropa jonë është e tronditur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?