Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 14:25. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenj jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

