Saturday, November 14, 2026
HomeLajmeKosovëMoti sot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 22...

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sipas IHMK-së, vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përreth relievit malor, ndërsa nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 18°C deri në 22°C.

Sipas të dhënave për qytetet, temperatura më e ulët pritet në Dragash, -2°C, ndërsa më e larta në Prizren, Gjakovë dhe Istog, 22°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

Sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në gjithë territorin.

“Në viset e larta mbi 1200m lartësi mbidetare, paraqiten kushte për reshje bore. Ky është një lajm i mirë, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë”, thuhet në parashikim.

Sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e këtyre datave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram