By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Brenda lojës së re të pushtetit të Rusisë
May 10, 2025
Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë
May 10, 2025
Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
May 10, 2025
India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi
May 10, 2025
Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Kosova me deficit tregtar prej 291.5 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ASK: Kosova me deficit tregtar prej 291.5 milionë euro
Lajme

ASK: Kosova me deficit tregtar prej 291.5 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2023/02/25 at 8:52 AM
Kosova Times Published February 25, 2023
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2023.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.4% në muajin janar 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 291.5 milion Eurosh, krahasuar me deficitin prej 273.8 milion Eurosh në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 17.6%”, njofton ASK-ja.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin janar 2023 kishte vlerën 62.1 milion Euro, ndërsa importi kishte vlerën 353.7 milion Euro, që është një rënie prej (-3.2%) për eksport, si dhe një rritje prej 4.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25.6%e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13.6% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 10.4% e përbëjnë produktet minerale; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili; 4.4% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.2% e përbëjnë produktet minerale; 11.7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.0% e përbëjnë tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.7 milion Euro, ose rreth 31.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-24.1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11.6%), Italia (4.6%), Holanda (3.7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 149.3 milion Euro, ose 42.2% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.9%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.2%), Italia (4.6%), Greqia (4.6%), etj.

Në muajin janar 2023, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 25.9 milion Euro, ose 41.8%  të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 65.9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (19.2%), Shqipëria (10.2%), Mali i Zi (6.1%), dhe Serbia (5.1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2023, arritën në 54.4 milion Euro, ose 15.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.1%), Shqipëria (4.6%), dhe Maqedonia e Veriut (4.4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 16.4 milion Euro, ose 26.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (9.5%), dhe SHBA (8.1%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 149.9 milion Euro, ose 42.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.2%) dhe Kina (10.5%).

You Might Also Like

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

MINT, 5 milionë euro për ndërmarrjet për blerje të makinerive të avancuara

Kurti: Telekomin e kthyem nga 50 milionë borxh në 15 milionë fitim

Ismaili dhe presidenti i Bankës Botërore flasin për bashkëpunim strategjik

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

Kosova Times February 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

New York Times në 2007: Kurtit nuk i bëri përshtypje premtimi i Bushit për pavarësinë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
“Nëse nuk e zëvendëson Vulin, Vuçiq mund të presë sanksione të reja”: A është futja e drejtorit të BIA-s në listën e zezë të SHBA-së vetëm një hyrje?
Vuçiq e Vuçeviq reagojnë pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit në Merdare
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Trajneri i Gjeorgjisë: Po jetojmë një ëndërr
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?