Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, në fshatin Volljak-Klinë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete.
“Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj .

