Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, në orën 09:00, seancë plenare ku pritet të shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Seanca është caktuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Para seancës plenare, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pritet të jetë një nga çështjet kryesore të seancës së nesërme.

