Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëNJOFTIM PËR SHPALLJE TË KONKURSIT VJETOR “VANGJUSH GAMBETA” 2026

NJOFTIM PËR SHPALLJE TË KONKURSIT VJETOR “VANGJUSH GAMBETA” 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpall konkursin e përvitshëm për çmimet “Vangjush Gambeta” 2026 për gazetarinë ekonomike:

Për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen si përherë edhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 15 Nëntor 2026 ose ne adresën zyrtare të imeilit: unioniigazetareve@gmail.com

Jeni të mirëpritur!!

Zyra Informuese

Unioni i Gazetareve Shqiptare

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram