Wednesday, October 7, 2026
HomeLajmeKosovëAFA uron Shiroka-Pulën, përshëndet ndryshimet në ligjin për Specialen

AFA uron Shiroka-Pulën, përshëndet ndryshimet në ligjin për Specialen

Organizata “Albanians for America” ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Në një postim, organizata ka përgëzuar deputetët e Kuvendit për përmbylljen e këtyre proceseve, duke vlerësuar se ato rikthejnë fokusin te funksionimi normal i institucioneve.

“Albanians for America” i ka uruar presidentes së re sukses në ushtrimin e detyrës, ndërsa Kuvendit i ka uruar punë të mbarë në përmbushjen e detyrimeve ligjore, avancimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Organizata ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të rrugës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram