18:55 / 07.10.2026
Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Franca pret të punojë me ju
K. K. / RTKlive
Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Huchet ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të vendit, Justina Shiroka – Pula.
Në njoftim e ambasadës, thuhet se ambasadori Huchet i ka uruar suksese e presidentes së vendit.
‘’Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Presidentes së Kosovës , Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja. Franca pret me padurim të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe të zhvillojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës’’, thuhet në njoftim.

