Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëÇipa: Urime dhe mandat të sukseshëm, ju uroj Presidente Justina Shiroka-Pula!

Çipa: Urime dhe mandat të sukseshëm, ju uroj Presidente Justina Shiroka-Pula!

Gazetari dhe publiisti Aleksandër Çipa ka uruar presidenten e sapo zgjedhur ustina Shiroka-Pula!

“Zgjedhja juaj me shumicë votash si Presidente, në Kuvendin e Kosovës, nuk është thjesht një triumf zgjidhjeje mbi një krizë të mundshme dhe të pakuptimtë politike, por është një zgjedhje e mençur dhe me kumt të fuqishëm kombëtar.

Kandidatura juaj e selektuar nga bota akademike shqiptare dhe veçanërisht, duke pasuruar kontributin e zonjave në presidencën e shtetit më të ri shqiptar, përbën vlerën reale dhe të adhurueshme të qytetërimit europianist shqiptar.

Zgjedhja e bijës shkodrane të familjes Shiroka, si presidente e re e Kosovës, e bën edhe më shprehëse, edhe më optimiste doktrinën natyrale të gjithëshqiptarisë dhe të bashkimit tonë, pa çertifikata apo lejedhënie të huajsh.

Bija e lindur në Prishtinë, nusja e Pejës, Profesorja e njohur në Kosovë dhe akademikja e nderuar në Shqipëri dhe shumëkund, shënon rishtazi një preferencë të mençur politike për Kosovën europiane dhe dëbimin e iluzioneve politike të mbjella apo të perceptuara.

Urime Shkëlqesia Juaj, Zonja Presidente Shiroka-Pula!

Republika e Kosovës pastë hijeshinë politike të mendjes dhe të karrierës suaj, sikundër krenarinë dhe sovranitetin e jetës suaj me estetikë genetike! Me zemër”, ka shkruar ai.

Aleksandër Çipa

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram