Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet për vrasje në tentativë

Arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet për vrasje në tentativë

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve e kanë arrestuar të dyshuarin më 7 tetor, pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave lidhur me rastin.

I dyshuari, mashkull kosovar madhor, dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person.

Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram