Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeKosovëDoyle: S`kemi komente për ndryshim në Ligj për Dhomat e Specializuara

Doyle: S`kemi komente për ndryshim në Ligj për Dhomat e Specializuara

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, edhe sot (e enjte) në informimin e javor për media ka folur edhe për ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës vërejnë se më 6 tetor, gjatë leximit të dytë nga Kuvendi i Kosovës, u miratuan ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Aktualisht nuk kemi komente lidhur me këtë”, tha Doyle.

Ai shtoi se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në mandatin e tyre për zhvillimin e proceseve gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, si dhe në sigurimin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram