Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bahreinit, Lulzim Mjeku, ka takuar mërgimtarë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Bahreinit, Manama.
Sipas njoftimit të ambasadorit Mjeku, komuniteti i shtetasve të Kosovës në Bahrein është i vogël, por përbëhet nga profesionistë të angazhuar në fusha të ndryshme.
Në kuadër të vizitës së tij të punës në Bahrein, Mjeku është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Kosova, Agron Demiraj dhe Florentina Kuqaj.
Ambasadori ka ndarë edhe një fotografi nga takimi me mërgimtarët, në përfundim të vizitës së tij në këtë shtet të Gjirit Persik.

