Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për t’i kërkuar presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula autorizimin për ministrin e Financave që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).
Sipas vendimit, marrëveshja lidhet me financimin e Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.
Autorizimi i presidentes i hap rrugë ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

