Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se në Teatrin Kombëtar të Kosovës është shfaqur mbrëmë baleti “Neighbours – From Motherland”.
Pas premierës në Tiranë, shfaqja u soll para publikut të Prishtinës si bashkëpunim mes Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë.
Bogujevci ka vlerësuar punën e balerinëve dhe ekipeve që kontribuuan në realizimin e shfaqjes.
Ajo ka theksuar se bashkëpunimet kulturore me Shqipërinë kanë një vend të veçantë dhe se ky projekt dëshmon potencialin për të realizuar projekte të përbashkëta.
“Përgëzime artistëve dhe gjithë ekipeve që punuan për realizimin e kësaj shfaqjeje”, ka shkruar Bogujevci.

