Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëBasha priti ambasadorin e ri të Francës në Kosovë

Basha priti ambasadorin e ri të Francës në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të shoqëruar nga Atasheu për Bashkëpunim, Frédéric Deshayes.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në projektet strategjike infrastrukturore, zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe bashkëpunimin me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

Ministri Basha ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit me Francën, si aleate dhe partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram